Mikel Arteta dhe Callum Hudson-Odoi janë dy profesionistët e parë që janë konfirmuar se janë me coronavirus.
Por duket se numri i të prekurve në Ligën Premier nga kjo pandemi është edhe më i madh.
Fillimisht ka qenë klubi elitar Bournemouth që ka konfirmuar se portieri i tyre Artur Boruc si dhe katër anëtarë të stafit kanë treguar simptoma të coronavirusit.
Klubi ka shkruar se ka marrë masa paraprake për këta persona dhe janë në pritje të rezultateve nga testet e bëra.
#afcb can provide the following update on precautions taken in relation to COVID-19.https://t.co/EQrAKcOBcp
— AFC Bournemouth (@afcbournemouth) March 13, 2020
Bournemouth ka bërë të ditur se gjatë orëve të ardhshme do të dalë me një njoftim tjetër rreth situatës së anëtarëve të saj.
Në anën tjetër edhe te Evertoni janë izoluar, pasi disa lojtarë nga ekipi i parë kanë shfaqur shenjat e coronavirusit.
“Everton mund të konfirmojë se e gjithë skuadra e ekipit të parë dhe stafi i stërvitjes kanë ndërmarrë masa izolimi”.
“Ky hap është ndërmarrë pasi një futbollist i ekipit të parë ka pasur simptoma në përputhje me coronavirusin”.
? | Club Statement.
— Everton (@Everton) March 13, 2020
“Klubi është në kontakt të rregullt me lojtarin në fjalë dhe po monitoron situatën e tij dhe të gjithë pjesëtarëve tjerë të klubit”, thuhet në njoftimin e Evertonit, që nuk ka zbuluar emrin e lojtarit.
Të dyja klubet kanë njoftuar se gjatë ditës do të dalin me njoftime të reja rreth situatës në kampin e tyre. /Telegrafi/