Telegrafi

Shpërthen një zjarr i madh në portin e Hong Kongut, 16 anije përfshihen nga zjarri – dhjetë prej tyre fundosen

Zjarri që ka kapluar në orët e para të mëngjesit të sotëm portin e Hong Kongut, ka shkaktuar dëme të mëdha te disa anije të ankoruara – ku të paktën 10 prej tyre janë fundosur – duke bërë që dhjetëra zjarrfikës të tentojnë të lokalizojnë sa më shpejtë zjarrin – në mënyrë që të mos përhapet edhe në pjesët e tjera.

Autoritetet në Hong Kong, kanë njoftuar se të paktën 16 anije janë përfshirë nga zjarri, ku 10 prej tyre janë fundosur – duke u theksuar se nuk ka pasur të lëndua, transmeton Telegrafi.

Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit, kurse zjarrfikësve u janë nevojitur mbi gjashtë orë që ta lokalizojnë zjarrin. Kanë ndodhur edhe disa shpërthime të rezervuarve – duke shkaktuar re të mëdha tymi.

E mbi 35 persona janë shpëtuar nga anijet që ishin përfshirë nga zjarri dhe që disa prej tyre u fundosën. /Telegrafi/