Site icon Telegrafi

Shpërthen një epidemi në Kore të Veriut

Koreja e Veriut raportoi një shpërthim të një epidemie të paidentifikuar të zorrëve në një rajon bujqësor të enjten, duke vënë tendosje të mëtejshme në vendin e izoluar derisa lufton me mungesa të ushqimit dhe me një valë infeksionesh nga COVID-19.

Udhëheqësi Kim Jong-un u mobilizua me dërgimin e ilaçeve në qytetin port perëndimor të Haeju të mërkurën për t’ju ndihmuar pacientëve që vuanin nga “epidemia akute enterike”, tha agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, pa dhënë numrin e prekur të personave, apo pa identifikuar sëmundjen, transmeton Telegrafi.

Termi enterik i referohet traktit gastrointestinal.

“(Kim Jong-un) theksoi nevojën për të frenuar epideminë në datën më të hershme të mundshme duke marrë masa të forta për të karantinuar rastet e dyshuar duke frenuar kështu përhapjen e sëmundjes, dhe duke konfirmuar rastet përmes ekzaminimit epidemiologjik dhe testeve shkencore”, tha KCNA.

Një zyrtar në Ministrinë e Unifikimit të Koresë së Jugut që merret me çështjet ndër-koreane tha se qeveria po monitoron shpërthimin, që dyshohet të jetë kolera ose tifoja.

Shpërthimi i raportuar vjen ndërsa Veriu trajton shpërthimin e tij të parë të infeksioneve nga COVID-19. Vendi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme muajin e kaluar, mes shqetësimeve për mungesën e vaksinave dhe furnizimeve mjekësore. /Telegrafi/

Exit mobile version