Mirlind Daku e ka nisur stinorin pranveror në mënyrën më të mirë në aspektin personal, me gola dhe asistime,
Pasi asistoi në ndeshjen e parë të stinorit pranveror ndaj Akhmat Groznyt, ai sot ndaj klubit të madh rus, Spartak Moska, ka arritur të shënojë dy herë brenda 45 minutave të parë.
Sulmuesi fillimisht përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e mysafire, ku në minutën e tetë shënoi për 1-0 pas një goditje shumë të fortë.
1-0 Daku pic.twitter.com/QmrLDTz2Eo
— RPL Sky (@RPLNews_eng) March 9, 2025
Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 28-të pas një harkimi në zonë, Daku shënoi me kokë për 2-0.
Ai pas goli zhveshi fanellën dhe mori edhe një karton të verdhë.
2-0 Daku pic.twitter.com/RRNVkjUqBW
— RPL Sky (@RPLNews_eng) March 9, 2025
Në minutat e fundit të pjesës së parë, Spartak Moska fitoi penallti dhe zbuti epërsinë e Rubinit në 2-1.
Me këto dy gola, ai momentalisht ka shkuar në kuotën e 11 golave sezonal në elitën e futbollit rus.
Nga minuta e parë po luan edhe Dardan Shabanhaxhaj së bashku me Dakun./Telegrafi/