Telegrafi

Shpërthen cisterna me 60 tonelata gaz në Mongoli, humbin jetën gjashtë persona

Të paktën gjashtë persona, duke përfshirë tre zjarrfikës, kanë vdekur pasi një kamion që transportonte 60 tonelata gaz natyror të lëngshëm shpërtheu në kryeqytetin mongol, Ulaanbaatar, thanë zyrtarët mongolë.

Të paktën 11 persona u lënduan në një zjarr pranë tregut Dunjingarav, tha në Facebook zyra e Menaxhimit të Emergjencave të Mongolisë, raporton Reuters.

Më shumë se 600 zjarrfikës dhe 100 automjete morën pjesë në shuarjen e zjarrit, transmeton Telegrafi.

“Për fat të keq, tre efektivë të zjarrfikësve kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës”, njoftoi Administrata e Situatave Emergjente.

Sipas portaleve lokale, zjarri përfshiu disa ndërtesa aty pranë, duke përfshirë një pallat. Dhjetëra vetura u dogjën. /Telegrafi/