Një pajisje e vogël shpërthyese e improvizuar shpërtheu pranë “Zonës së Gjelbër” të Bagdadit ndërsa një autokolonë diplomatike australiane hyri në zonë, thanë për AP dy zyrtarë irakianë të sigurisë.
Nuk pati raportime për të lënduar dhe karvani australian arriti të hyjë në “Zonën e Gjelbër”, një pjesë e siguruar shumë e Bagdadit ku ndodhen zyrat qeveritare dhe ambasadat.
Misioni diplomatik i Australisë në Bagdad po ndërmjetëson mes klerikut shiit me ndikim Muqtada al-Sadr dhe një fraksioni rival të partive shiite të mbështetur nga Irani, me qëllimin për t’i dhënë fund një prej krizave më të këqija politike të Irakut në vite, raporton wp.
#Irak🇮🇶 : attaque à l'engin explosif sur des véhicules blindés de l'ambassade australienne
L'attaque a eu lieu sur la route de l'aéroport international de #Bagdad ce matin.
🇮🇷🇵🇸🇱🇧🇮🇶🇸🇾🇾🇪
🆔Axe de la Résistancehttps://t.co/HufELXCQ4Jhttps://t.co/MXnstxq75X pic.twitter.com/1j2P6Y6cIj— Axe De La Resistance🇵🇸 – Palestine / Gaza 🇵🇸 (@axe_resistance) August 26, 2022
Teknikisht, kryeministri Mustafa Al-Kadimi nuk arriti t’i sjellë grupet ndërluftuese në një zgjidhje. Partia e Al-Sadr refuzoi të marrë pjesë në takimin e javës së kaluar, i cili u thirr nga Al-Qadimi.
Pasuesit e Al-Sadr dhe koalicioni i tij rival i grupeve shiite, Korniza e Koordinimit, kanë qenë në mosmarrëveshje që nga zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar.
Partia e Al-Sadr fitoi më shumë vota në zgjedhjet e tetorit, por nuk arriti të formojë një qeveri të shumicës, si rezultat i së cilës Iraku është në një nga krizat më të vështira politike të viteve të fundit. /Telegrafi/