Një person është lënduar, kurse janë dëmtuar objekte dhe vetura nga shpërthimi aksidental i mjeteve piroteknike sonte në Prizren.
Rastin e ka konfitmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi.
“Rreth orës 21:33 policia ka pranuar një informatë se në rrugën ‘Ahmet Prishtina” kishte ndodhur një shpërthim zjarri nga ndezjet në një pikëshitje të këtyre mjeteve piroteknike. Si pasojë e kësaj ka shpërthyer zjarri. I njëjti është përhapur në të gjitha lokalet ku kanë qenë shitësit ambulantë duke e bërë shitjen e tyre”, ka thënë Gashi.
Ai ka thënë se shpërthimi ka shkuar në mënyrë të pakontrolluar.
“Si pasojë e kësaj një person është lënduar. I njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, tha Gashi, duke shtuar se situata tashmë është nën kontroll dhe që njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/