Gjatë ditës së sotme janë shpërndarë nga tre koshere bletësh tre-katëshe për 81 bletar përfitues nga Mitrovica.
Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Mitrovicës, Ferdi Kadriu ka njoftuar se këto koshere bletësh i kanë shpërndarë së bashku me kryesuesen e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Vesa Broja dhe asamblistin Xhafer Preteni, shkruan Telegrafi.
“Sot, së bashku me kryesuesen Vesa Broja dhe asambleistin Xhafer Preteni, shpërndamë nga 3 koshere bletësh 3-katëshe për 81 përfitues të përkushtuar”, ka thënë Kadriu.
Kadriu ka thënë se ky është një investim i rëndësishëm që mbështet zhvillimin ekonomik dhe se sipas tij, i njëjti fuqizon komunitetin përmes bletarisë.
“Me politika të qarta dhe veprime konkrete, po krijojmë mundësi që secili të përfitojë nga puna dhe potenciali i tij”, ka thënë ai. /Telegrafi/