Komuna e Obiliqit ka njoftuar se kanë shpërndarë disa çanta me pajisje shkollore për xënësit e shkollave “Pandeli Sotiri” dhe “Sveti Sava” në Plemetin.
Kështu ka njoftua komuna e Obiliqt përmes një njoftimi publik, transmeton Telegrafi.
“Përmes bashkëpunimit të suksesshëm mes shkollave dhe UNMIK-ut, sot janë shpërndarë 40 çanta me pajisje shkollore për nxënësit e shkollave “Pandeli Sotiri” dhe “Sveti Sava” në Plemetin. DKA falënderon të gjithë për përkushtimin dhe aktivitetet e përbashkëta që forcojnë lidhjet mes komuniteteve dhe kontribuojnë në përparimin e arsimit”, përfundon njoftimi./Telegrafi/