Site icon Telegrafi

Shpërbëhet ekipi polak në CS:GO – Anonymo

(Foto: HLTV)

Lojtarët e Anonymo kanë ndarë rrugët me organizatën dhe kanë zgjedhur të ndjekin rrugët e tyre.

Ekipi polak kishte qenë së bashku për pak më shumë se një vit, ndërsa ‘innocent’ ishte lojtari që qëndroi më së shumti me organizatën, më shumë se dy vite.

Gjatë asaj periudhe, skuadra garoi në një numër të madh turnesh në internet dhe mori pjesë në tre ngjarje në LAN, duke pretenduar një fitore titulli në Gdansk Games 2021 dhe vetëm për pak humbën kualifikimin për PGL Major Antwerp përmes Europe RMR, shkruan HLTV.

Siç duket mos kualifikimi në BLAST.tv Paris Major Europe RMR ishte arsyeja kryesore pse lojtarët vendosën mos të vazhdojnë së bashku.

“Unë do të largohem nga Anonymo pasi vendosëm të mos vazhdojmë të luajmë së bashku pasi nuk u kualifikuam për RMR”, tha 19-vjeçari Lukasz “⁠mwlky⁠” Pachucki pas njoftimit.

Ky ishte formacioni i ekipit Anonymo:

Pawel “innocent” Mocek

Patryk “Demho” Tomaszewski

Arek “Vegi” Nawojski

Lukasz “⁠mwlky⁠” Pachucki

Grzegorz “⁠SZPERO⁠” Dziamalek

/Telegrafi/

Exit mobile version