Jurgen Klinsmann ka dhënë dorëheqjen si trajneri i Hertha Berlin pas vetëm 10 javësh në krye të kësaj skuadre.
Ish-fituesi i Kupës së Botës e zëvendësoi Ante Covicin si trajner në fund të nëntorit, kur Hertha ishte në zonën rënies nga Bundesliga.
“Ne ishim në një rrugë të mirë dhe megjithë ndeshje e vështira kishin lëvizur gjashtë pikë larg nga zona e rënies. Jam plotësisht i bindur që Hertha do të qëndrojë në pjesën e epërme”.
“Por që ajo detyrë të përfundojë, si trajner kryesor kam nevojë për besimin e të gjithë atyre që janë të përfshirë. Në luftë për mbijetesë gjëra si unifikimi, solidaritet dhe përqendrimi janë gjërat kryesore”.
“Nëse ato nuk janë të garantuara, atëherë unë nuk mund të jap potencialin tim të plotë si trajner dhe nuk mund t’i përmbush përgjegjësitë e mia”, ka thënë Klinsmann në deklaratën e dorëheqjes.
Klinsman, që e drejtoi SHBA-në nga viti 2011 deri në viti 2016, kishte kaluar te Hertha, pasi investitori kryesor Lars Windhorst e kërkoi ndihmën e tij.
Hertha ka shpenzuar 78 milionë euro për blerje, por ka arritur vetëm një fitore në pesë ndeshjet e tyre të fundit të ligës dhe janë në vendin e 14-të në renditje.
Klinsmann tha se ai do të mbetet anëtar i bordit të klubit. /Telegrafi/