Site icon Telegrafi

Shpenzime të mëdha për Viagra

Gjithnjë e më shumë meshkuj kërkojnë nga mjekët e tyre që t’u përshkruajnë barna për impotencë. Qeveria britanike, për shkak të kërkesës së madhe, ua ka ndaluar mjekëve që të shkruajnë më shumë se një pilulë në javë.

Supozohet se katër milionë meshkuj në Angli kanë probleme erektile. Vetëm gjatë vitit 2006 shëndetësia britanike ka shpenzuar 83 milionë euro për pilulat të cilat nxisin potencën.

Mjekët kanë shkruar 8.3 milionë receta për meshkujt më të ri se 60 vjeç, si dhe 8.7 milionë receta për meshkujt më të vjetër se 60 vjeç. Me gjithë këto harxhime, fushata për shëndetin seksual thotë që ia vlejnë harxhimet, pasi që diagnostikimi i mosfunksionimit erektil ndihmon në zbulimin e hershëm të sëmundjeve të zemrës, dhe njëkohësisht është i rëndësishëm për mbajtjen e lidhjes ndërmjet partnerëve.

Supozohet se 20% e lidhjeve kanë probleme të shumta që sjellin edhe ndarje si rezultat i problemeve seksuale të meshkujve. Qeveria dhe shëndetësia angleze kanë frikë se viagra mund të shndërrohet në një mënyrë të zakonshme jetësore.

Exit mobile version