Alban Hyseni, kryetari i Komunës së Gjilanit ka emëruar Shpend Nuhiun si drejtor të Drejtorisë së Arsimit.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga Komuna e Gjilanit.
I pari i komunës, tha se me përvojën e tij menaxheriale, si dhe me angazhimin politik, Shpend Nuhiu është njeriu i duhur për të vazhduar punën e mirë dhe ndryshimet e mëdha në Drejtorinë e Arsimit.
Tutje, Hyseni theksoi se angazhimi i madh i drejtoreshave më herët, puna e jashtëzakonshme e tyre, do të vazhdohet tani edhe nga drejtori i ri.
“Urime për detyrën e re dhe suksese të vazhdueshme në angazhimin e ri, Shpend”, tha kryetari Hyseni.
Ndryshe, para disa dite pati dhënë dorëheqje nga pozita drejtoresha, Albana Demiri e cila kishte udhëhequr përgjatë dy viteve në këtë drejtori. ./Telegrafi/