Site icon Telegrafi

Shpend Ahmeti: Superkupa do të luhet nën dritën e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri”

Stadiumi “Fadil Vokkri” në Prishtinë do të hap dyert më 13 gusht pas renovimit të fundit.

Prishtina dhe Drita do të zhvillojnë ndeshjen e parë të sezonit të ri në stadiumin e rinovuar dhe me leje të UEFA-s.

Kështu së paku ka pohuar i pari i kryeqytetit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se ndeshja do të luhet gjatë mbrëmjes.

“Të hënën me 13 gusht, në stadiumin e renovuar të qytetit Fadil Vokrri, luhet superkupa e Kosovës Prishtina – Drita. Loja luhet në mbrëmjë nën reflektorë dhe stadiumi tashmë ka kaluar inspektimet finale”.

“Do të ishte bukur mbushja e 13 mijë ulëseve të reja në këtë super ndeshje. Shihemi te vendi dhe ta nderojmë edhe Fadilin tonë!”, ka pohuar Ahmeti përmes Facebookut.

Kujtojmë se Drita është kampion e vendit tonë gjersa Prishtina fituese e Kupës së Kosovës.

Ndryshe, te dyja skuadrat kanë përfunduar aventurat në Evropë, ku janë eliminuar prej kualifikimeve të Ligës së Kampionëve dhe të Evropës. /Telegrafi/

Exit mobile version