Site icon Telegrafi

“Shpella e flladit”, atraksion turistik në Komunën e Malishevës

Një atraksion turistik që gjindet mbi 800 metra lartësi mbidetare, është e ashtu quajtura ‘Shpella e flladit’ e cila gjindet në fshatin Panorc të Komunës së Malishevës.

Ndonëse kjo shpellë është zbuluar rreth viteve të ’90, për këtë shpellë ende nuk janë kryer matje ekzakte dhe mendohet që thellësia e saj të jetë në zona të ndryshme deri në 1 mijë metra.

Thuhet se kjo shpellë këtë emër e mori pasiqë para disa kohësh kjo shpellë ishte mbushur me ujë nga vërshimet që kishin ndodhur në këtë zonë.

Një atraksion i tillë turistik, është pikë e cila mund të kthehet në një vend i cili përveç banorëve të zonës mund të tërheqë edhe shumë vizitorë të tjerë, ku përveç kësaj shpelle veçanti e kësaj zone është edhe peisazhi i veçantë dhe i bukur me të cilin rrethohet fshati Panorc.

‘Shpella e Flladit’ konsiderohet si një atraksion i ri turistik në Kosovë, atraksion i cili duhet të promovohet edhe më shumë për t’i dhënë sa më shumë mundësi zhvillimit turistik të kësaj zone./Telegrafi/

Exit mobile version