Kikboksieri kosovar, Shpejtim Ahmetaj është gati për meçin më të madh në karrierë, ndoshta.
Shpejtim Ahmetaj është kikboksieri i cili mund t’i sjellë Kosovës medaljen e artë në sportin e WAKO PRO-së.
Megjithatë, për të arritur diçka të tillë, 28-vjeçari i lindur në Deçan, duhet ta mposhtë kikboksierin turk, Kadir Tastan.
Ahmetaj edhe më parë ishte ndeshur me Tastanin, por atëherë kishte humbur dhe tani kjo ndeshje është një revansh, për të cilin është më i motivuar se kurrë.
Kikboksieri kosovar është duke stërvitur rregullisht me trajnerin Egzon Shkololli dhe dëshiron t’i bëj krenar gjithë shqiptarë për këtë takim dhe t’ia sjell Kosovës medaljen e artë.
Kosova kështu e ka rastin që falë Shkolollit dhe Ahmetit së shpejti të bëhet me medalje të artë në një tjetër sport luftarak pas okupimit të sportit të xhudos. /Telegrafi/