Telegrafi

Shpargujt me veti afrodiziake

Përbërja e këtillë shpargujt i bën si ushqim shumë të shëndoshë, ndërsa thuhet se kanë veçori afrodiziake. Shpargujt e mbirë vetë, fillojnë të vilen në muajin mars dhe në tregjet e Mediteranit mund të blihen deri në qershor, ndërsa shpargujt e kultivuar shiten gjatë gjithë vitit.

Në treg gjenden edhe shparguj të bardhë, që kultivohen të mbrojtur nga rrezet e dritës, prandaj te ta nuk ka klorofil. /Telegrafi/