Site icon Telegrafi

Shpalosni fantazitë e shfrenuara!

Çfarë pozicionesh seksuale ke provuar deri tani? Çfarë të ka pëlqyer dhe çfarë jo? Ekzistojnë pozicione që nuk do t’i bëje asnjëherë, kur bie fjala për seks? Shih më poshtë disa të tilla, për të cilat jemi gati të sigurt që s’i ke provuar ndonjëherë!

3 O’clock

Ora 3:00 fiks merr një kuptim krejt të veçantë në planin seksual… “3 o’clock” është po aq interesante, por tejet e vështirë për fillestarët, madje shumë herë më e vështirë për ata që nuk janë të fuqishëm fizikisht. Çfarë duhet të bësh? Ti qëndron në pozicionin vertikal, ndërsa partnerja ulet në atë mënyrë që trupi i saj të formojë shkronjën “L”, perpendikular me abdomenin tënd. Penetrimi kryet nga mbrapa, ndërsa në mënyrë që vagina të qëndrojë në nivelin e penisit, përdor duart dhe mbaje atë nga pjesa e sipërme e trupit, paralelisht me linjën e tokës. Me fjalë të tjera, imagjino shkronjat “I” dhe “L” të bashkuara, ku linja vertikale e shkronjës “L” janë këmbët e partneres tënde.

Gërshërët

Në kapitullin estetik, është pozicioni i dytë më seksi i top-listës. Ulu me kurriz, mblidhi gjunjët dhe shtri pjesën e poshtme të këmbëve pas krevatit. Më pas, zgjati krahët ngjitur me trupin dhe mundohu të krijosh me to – në pjesën e vitheve ku ke ngritur krahët – formën e një ure. Ajo duhet të ulet mbi ty, ashtu siç rri në karrige apo ashtu siç mund ta shikosh në profil. Në qoftë se ajo është ulur nga ana jote e djathtë, i duhet të pozicionojë këmbën e saj të majtë midis këmbëve të tua dhe anasjelltas. Në qoftë se, për shembull, është ulur nga ana e majtë, ngriji asaj këmbën e majtë, në mënyrë që ajo të mund të mbahet, ndërkohë që kryen lëvizjet frenetike të seksit.

”Karroca e dorës”

Keni nevojë për një karrige apo një kolltuk më të lartë. Rri me kurriz, por mbështete pjesën e sipërme të kurrizit në kolltuk. Hapi paksa këmbët dhe përthyeji gjunjët, ashtu siç mban diçka në gjoks. Partnerja duhet të ulet me kurriz nga ty dhe t’i ketë paksa gjunjët e përthyer, në mënyrë që ti të mund të penetrosh. Ajo do të lëvizë, ndërkohë që i pozicionon krahët në zonat e kërcinjve të tu.

Fluturat

Është një pozicion tejet i vështirë për partneren tënde, duke pasur parasysh se asaj i duhet të qëndrojë kokë-poshtë dhe mbahet vetëm me duar. Duhet të ulesh në gjunjë në cep të krevatit, ndërsa ajo të shtrihet, duke qarkuar këmbët e saj përreth legenit tënd dhe të jetë me kokën poshtë ose sipër, sipas dëshirës.

44

Stili 44 është i shkëlqyer për të pasionuarit e seksit oral. Ky stil do ta lodhë partneren tënde së tepërmi, ama me siguri ia vlen mundimi. Në qoftë se “Gërshërët” ishte pozicioni i dytë më i këndshëm, “44”-a zë vendin e parë. Pse quhet kështu? Kjo, pasi pozicioni i trupave tuaj duhet ta stimulojë këtë shifër. Si bëhet? Ti ulesh në qoshe të krevatit, ashtu siç mund të rrish edhe në një karrige, por me këmbët paksa të hapura. Ajo qëndron mbi ty në të njëjtin pozicion, vetëm se këmbët e saj janë drejtuar sipër, ndërsa fytyra e saj është e drejtuar nga zona jote gjenitale. Është një lloj stili “69” në vertikal, veçse është paksa “i rrezikshëm”. Nëse të kemi ngjallur oreksin për një “seks akrobatik”, lëri pozicionet tradicionale mënjanë dhe ushtrohu! /Telegrafi/

Exit mobile version