Telegrafi

Shpallet turneu i CS:GO – Roobet Cup 2023

(Foto: HLTV)

Roobet Cup është rikthyer për vitin 2023, me edicionin e dytë të ngjarjes në internet që do të zhvillohet nga 25 tetor deri më 2 nëntor.

Gjithsej 16 ekipe janë planifikuar të marrin pjesë në turne, ku do të ndahen çmime në vlerë prej 250.000 dollarësh.

Katër skuadra janë regjistruar aktualisht për të marrë pjesë në turne, me Astralis që janë skuadra me renditjen më të mirë prej pjesëmarrësve.

Ekipet e regjistruara deri më tani janë, Astralis, NIP, FURIA dhe BIG.

Turneu do të nisë me një fazë grupore të stilit GSL, ku 16 skuadrat do të ndahen në katër grupe për të luftuar për vendet e playoff-it.

Dy skuadrat e para nga secili grup do të kalojnë në play-off, ku një grup me një eliminim do të vendosë fituesin përfundimtar.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në formatin ‘Bo3’. /Telegrafi/