Është shpallur kampionati The Rocket League Championship Series (RLCS) 2022-2023, ku do të shohim më të mirët nga skena e Rocket League duke garuar për një total prej gjashtë milion dollarësh.
Si herët e kaluara sezoni i ri i Rocket League do të ndahet në tre faza Fall, Winter, dhe Spring, ku skuadrat të përbëra nga tre lojtarë do të jenë në garë ndaj njëra tjetrës.
Fall Split dhe Spring Split do të ruajnë të njëjtin format si sezonin e kaluar, ndërkohë, Winter Split do të kalojë në një grup me 12 ekipe me një eliminim në vend të grupit me dy eliminime, kjo do t’i japë një lamtumirë vendit të parë të çdo grupi, ku ata do të largohen nga raundi i parë i ndeshjes eliminatore.
Faza Fall Split do të zhvillohet në formatin ‘Swiss-Stage’ ku do të jenë në garë 16 ekipe, duke vazhduar tutje me tetë ekipe në ndeshje me eliminim direkt.
Faza Winter Split do të zhvillohet me katër grupe me nga katër në një fazë grupore, e ndjekur nga një grup me 12 ekipe, me një eliminim të vetëm.
Faza Spring Split do të zhvillohet me 16 ekipe, me formatin me dy eliminime.
Ngjarja pritet të fillojë me datën 7 tetor të këtij viti me Fall Split, dhe to të përfundoj me datën 13 gusht të vitit të ardhshëm me kampionatin botëror. /Telegrafi/