Përbërësit:
▪ disa qofte te vogla
▪ speca të prerë në kubikë të vegjël
▪ 1 qepë e njomë
▪ 1 thelbi hudhër
▪ 2 kokrra domate
▪ 1 karotë e zierë e prerë në kubikë
▪ vaj ulliri
▪ erëza të freskëta
▪ 30 ml uzo
▪ djathë pikant kaçkavall
Përgatitja:
Në një tigan hedhim hudhrën dhe vajin e ullirit. Më tej shtojmë qepën e njomë dhe specat.
Mbas 2 minutash shtojmë domatet, qoftet dhe i shuajmë të gjithë përbërësit me uzo.
Shtojmë më tej makaronat të cilat i kemi zierë paraprakisht dhe i spërkasim me 2 lugë nga uji i tyre.
I vendosim makaronat me garniturën e tyre në një pjatë dhe në fund e zbukurojmë me djathin pikant kaçkavall.