Pas shortit të Ligës së Kampionëve, në Nyon të Zvicrës është hedhur edhe shorti për përballjet parakualifikuese në Ligën e Evropës.
Në sezonin e ri, Prishtina do të tentojë të kualifikohet në garën e dytë më të madhe për nga rëndësia në Evropë, pasi në sezonin e Superligës së Kosovës përfundoi në vendin e dytë.
Klubi kryeqytetas në përballjen e parë do të ketë punë me nënkampionin e Gjibraltarit, St Joseph.
Përballjet e tjera:
Progrès (LUX) v Cardiff MU (WAL)
La Fiorita (SMR) v Engordany (AND)
Sant Julià (AND) v Europa (GIB)
Ballymena (NIR) v NSÍ (FRO)
Tre Fiori (SMR) v KÍ Klaksvík (FRO)
Barry Town (WAL) v Cliftonville (NIR)
Në këtë fazë të ndeshjeve parakualifikuese në Ligën e Evropës, do të marrin pjesë 14 skuadra.
Ndeshjet e para në këtë fazë zhvillohen me 27 qershor ndërsa ato të kthimit me 4 korrik. /Telegrafi/