Telegrafi

Shorti i Ligës së Kampionëve tërhiqet të enjten – Mësohet vazot të cilat mund të sjellin disa grupe të vështira

Tashmë dihen 28 klube që do të marrin pjesë në fazën e grupeve.

Katër ndeshjet që zhvillohet të mërkurën do të nxjerin edhe emrat e katër klubeve të fundit.

Kampionët e tetë kampionateve më të forta do të jenë në vazon e parë me klube si Real Madrid, Bayern Munich, Chelsea, Juventus, Monaco, Spartak Moscoë, Benfica, Shakhtar Donetsk.

Vazo e dytë mban emra edhe më të frikshëm me klube si Barcelona, Atletico Madrid, Paris Saint-Germain, Borussia Dortmund, Sevilla, Manchester City, Porto e Manchester United.

Këto klube mund të prodhojnë super përballje, duke përfshirë edhe klubet e mëdha që gjenden në vazon e tretë.

Një grup mund të sjell skuadra si Real Madrid, Manchester United, Roma e Sporting.

Ndërsa në një grup mund të luajnë Juventus, Barcelona, Liverpool e Leipzing.

Shorti hidhet të enjten në Monaco. /Telegrafi/

Vazo 1

Real Madrid, Bayern Munich, Chelsea, Juventus, Monaco, Spartak Moscoë, Benfica, Shakhtar Donetsk

Vazo 2

Barcelona, Atletico Madrid, Paris Saint-Germain, Borussia Dortmund, Sevilla, Manchester City, Porto, Manchester United

Vazo 3

Napoli, Tottenham, Basel, Olympiakos, Anderlecht, Roma, Besiktas, Liverpool.

Vazo 4

Celtic, CSKA Moscoë/Young Boys, Copenhagen/Qarabag, Sporting CP/Steaua, APOEL/Slavia Prague, Feyenoord, Maribor, RB Leipzig.