Tashmë është bërë e ditur se nga edicioni 2024/25, shorti i Ligës së Kampionëve do të hidhet nga një kompjuter.
UEFA ka vendosur që t’ia besoj të gjithë procedurën teknologjisë, por që deri më tani po shihet si një ide e gabuar.
Shtëpia e futbollit evropian shpeshherë është akuzuar për manipulim të shortit ndër vite dhe tani me përfshirjen e teknologjisë do të ketë edhe më shumë konfuzitet.
Ky vendim për përfshirjen e teknologjisë, sipas UEFA-s është se formati i ri i Ligës së Kampionëve do të merrte shumë kohë.
Procedura do të zgjaste deri në katër orë dhe do të kërkonte deri në 900 topa për shkak të situatës komplekse brenda shortit.
Në këtë mënyrë, kompjuteri do të tregojë automatikisht kundërshtarët e secilit ekip dhe do të vendosë se cili ekip do të ketë përparësinë e terrenit vendas në ndeshjen e parë.
Si do të shkojë procesi:
Nëse ka skuadra në grupin e parë si Manchester City, Sevilla, Barcelona, Napoli, PSG, Benfica, Feyenoord dhe Real Madrid, UEFA do të tërheqë vetëm një ekip me dorë, le të themi Barcelonën.
Kompjuteri më pas do të vendoste automatikisht kundërshtarët e Barcelonës dhe do të tregonte ndeshjet që do të luajnë katalanasit në sezonin e ardhshëm.
UEFA ka theksuar se sistemet e tyre kompjuterike do të kontrollohen nga sistemi Ernst & Young në mënyrë që gjithçka të jetë e drejtë./Telegrafi/