Manchester City dhe Chelsea do të përballen në raundin e tretë të “Carabao Cup”, pas shortit të hedhur të mërkurën mbrëma.
Këto dy skuadra do t’i masin forcat në një ndeshje “derbi” në këtë kompeticion.
Ndërkohë, skuadrat e tjera favorite për të triumfuar në këtë kompeticion do të kenë punë dukshëm më të lehtë.
Arsenali e pret Brightonin, ndwrsa Tottenham do të udhëtojnë te Nottingham Foresti.
Liverpooli ka punë në “Anfield” me Derby Countyn, ndërsa Manchester United luan vendas ndaj Aston Villas.
🤩 Some tasty ties!
Which one is your pick of the round?#EFL | #CarabaoCup pic.twitter.com/VPbA4hO291
— Carabao Cup (@Carabao_Cup) August 24, 2022
Ndeshjet e para të raundit të tretë luhen më 8-9 nëntor. /Telegrafi/