Telegrafi

Short i 1/16 të Ligës së Kampionëve do të hedhet ditën e hënë

Shorti i Ligës së Kampionëve është hedhur ditën e premte pas përfundimit edhe të xhiros së fundit të Ligës së Evropës.

Por, UEFA ka vendosur që fatet e 16 skuadrave më të mira evropiane të vendoset ditën e hënë në orën 12:00.

Goglat me emrat e skuadrave të kualifikuara do të ndahen në dy vazo, njëra me fituesit e grupeve ndërsa vazoja tjetër me vendet e dyta.

Kujtojmë se në këtë fazë në bazë të rregullave të UEFA-s skuadrat e të njëjtit shtet nuk do të përballen mes tyre. /Telegrafi/