Shorti i Ligës së Kampionëve është hedhur ditën e premte pas përfundimit edhe të xhiros së fundit të Ligës së Evropës.
Por, UEFA ka vendosur që fatet e 16 skuadrave më të mira evropiane të vendoset ditën e hënë në orën 12:00.
Goglat me emrat e skuadrave të kualifikuara do të ndahen në dy vazo, njëra me fituesit e grupeve ndërsa vazoja tjetër me vendet e dyta.
Kujtojmë se në këtë fazë në bazë të rregullave të UEFA-s skuadrat e të njëjtit shtet nuk do të përballen mes tyre. /Telegrafi/