Site icon Telegrafi

Shoqja ime po tradhton të dashurin e saj: A duhet të përfshihem?

Mund të jetë thjesht një shoqe e mirë, apo shoqja më e ngushtë. Papritur, ju merrni vesh se ajo po tradhton partnerin. A duhet të përfshiheni? Nëse po, si?

Sipas terapistëve, nuk ka asnjë “mënyrë të drejtë” për të qenë në një situatë si kjo.

Nëse zbuloni se shoqja juaj po tradhton të dashurin, edhe nëse e zbuloni aksidentalisht, kjo mund t’ju bëjë të ndiheni si të përfshirë, ndonëse nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me ju.

Të dish për tradhtinë mund të duket e rëndë sepse të bën të ndihesh bashkëfajtore. Nëse jeni gjithashtu të afërt me personin që është tradhtuar, ekziston një barrë shtesë e ndjenjës së fajit, shkruan Elite Daily.

A duhet të përballeni me shoqen tuaj për tradhtinë e saj?

Terapistja e familjes dhe marrëdhënieve Nicole Richardson thotë se kjo varet nga situata.

Nëse e dini se ky person ka vështirësi të pranojë komente, ai ndoshta nuk do të jetë i interesuar ta diskutojë këtë me ju dhe ka të ngjarë t’ju largohet. Megjithatë, nëse kjo lidhje duket jashtë karakterit të këtij personi, mund të jetë një mundësi e mirë që shoqja juaj të flasë me dikë dhe të dalë nga ajo situatë.

Pavarësisht se si i qaseni, kini parasysh se do të jetë një bisedë e vështirë gjithsesi.

Përpara se të vendosni të ndërhyni, bëjini vetes disa pyetje:

“A është kjo puna ime? Cilat janë të mirat dhe të këqija e përfshirjes sime në gjithë këtë? Çfarë pres unë nga kjo? Cilat do jenë rezultatet reale të bisedës?”

Nëse vendosni të flisni me mikeshën tuaj, jini të kujdesshëm që të mos tingëlloni gjykues, edhe nëse jeni të mërzitur me ta.

Përpiquni të shmangni fillimin e pyetjeve me “pse”. “Pse”, menjëherë, i detyron njerëzit të mbrohen.

Përdorni shprehje si “më ndihmo të kuptoj…” ose “çfarë ndodhi kur…”, citon Anabel.

Kjo s’do të thotë se ju do bini dakord me të, thjesht krijoni një dialog të hapur ku të dyja palët mund të shprehen lirisht. /Telegrafi/

Exit mobile version