Telegrafi

Shoqëria është e domosdoshme për jetë të lumtur

Një studim i gjerë, i cili është realizuar te femrat, tregon se femrat të cilat kanë shokë të mirë për të biseduar janë shumë të lumtura në jetë. 76% e tyre kanë thënë se kanë qenë më të lumtura pas çdo bisede me shokët për problemet e tyre.

75% e femrave janë të lumtura edhe kur bashkëbisedojnë me shoqet e tyre, duke llogaritur edhe shakatë e përbashkëta, të cilat vetëm ato i kuptojnë.

Në shoqërinë e femrave është e nevojshme të ekzistojë besimi. 55% e femrave të anketuara kanë thënë se do të dilnin në një takim me një mashkull të panjohur nëse shoqet e zgjedhin.

Autorët e studimit thonë se këto të dhëna tregojnë se shoqëria kualitative është shumë e rëndësishme për mënyrën moderne dhe të shpejtë të jetesës, sepse mundëson jetë më të lumtur.

Komunikimi i rregullt me miqtë, iu mundëson femrave që të ndihen të vlefshme dhe të dëshiruara. /Telegrafi/