Shoqata Hendifer që trajton persona me aftësi ndryshe, për nder të festës së 28 nëntorit ka nisur t’I realizon disa aktivitete me këtë kategori. Kjo shoqatë ka nisur xhiron e tretë të kampionatit të federatës së Paraboccias së Kosovës.
Drejtoresha e kësaj oprganizate Fazile Bungu, ka thenë se me këtë aktivitet po e kanë nisur festën e ditës së flamurit kombëtar, për të vazhduar më tej me aktivitete të tjera me persona me aftësi të kufizuar.
“Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë 40 persona, përfshirë edhe disa nga anëtarët e shoqatës tonë. Dëshirojmë të shprehim falënderime të veçanta për drejtorin e shkollën “Zenel Hajdini” në Ferizaj, që na mundësoi zhvillimin e këtij aktiviteti në ambientet e shkollës. Pra, kjo është një ngjarje e suksesshme dhe e rëndësishme për komunitetin”, ka thenë Bungu. /Telegrafi/