Site icon Telegrafi

Shoqata e të Verbërve të Gjakovës, diskuton mbi pozitën e gruas së verbër në shoqëri

Gjatë ditës së sotme shoqata e të Verbërve të Gjakovës organizoi një tryezë diskutimi mbi pozitën e gruas së verbër në shoqëri.

Ky diskutim solli në pah një sërë sfidash të rëndësishme me të cilat përballen gratë e verbra, përfshirë mungesën e punësimit, qasjen e kufizuar në arsim dhe informacion, si dhe infrastrukturën e papërshtatshme.

Një nga çështjet kyçe të diskutuara ishte mungesa e literaturës së përshtatshme për studentët e verbër. Mungesa e librave në formatin e lexueshëm për ta, si në alfabetin Braille apo në formë elektronike të aksesueshme, e bën jashtëzakonisht të vështirë ndjekjen e arsimit të lartë. Për më tepër, universitetet dhe institucionet arsimore nuk janë të pajisura me mjetet e nevojshme teknologjike që do t’u mundësonin studentëve të verbër të ndjekin ligjëratat dhe të kryejnë studimet e tyre me lehtësi.

Gjithashtu, Nazmije Koshi Abazaga, Kryetare e Forumit të Gruas së Shoqatës, theksoi se mungesa e trajnimeve në kuzhinë, orientim dhe mobilitet ka ndikuar negativisht në jetën e grave të verbra, duke i privuar ato nga aftësitë e domosdoshme për një jetë më të pavarur.

Ajo i inkurajoi anëtaret e Shoqatës që të ngrisin zërin më shumë rreth punësimit, pasi që në Kosovë ekziston një ligj që e rregullon këtë çështje, por i cili vazhdon të mos zbatohet siç duhet.

Pavarësisht ekzistencës së ligjit për aftësimin, riaftësimin dhe punësimin e personave me nevoja të veçanta, i cili parashikon se çdo punëdhënës me 50 punonjës duhet të punësojë të paktën një person me aftësi të kufizuara, ky ligj vazhdon të mbetet vetëm në letër.

Po ashtu, ligji për personat e verbër ende nuk ka gjetur zbatim të plotë, duke i lënë ata të margjinalizuar në shumë aspekte të jetës.

Një lajm pozitiv është se falë angazhimit të Shoqatës së të Verbërve të Gjakovës, shumë anëtarë të saj janë pajisur me aparatura akustike, përfshirë termometër akustik, tensiometër akustik dhe glukometër akustik.

Këto pajisje janë jetike për mirëqenien e personave të verbër, duke u mundësuar atyre të monitorojnë gjendjen e tyre shëndetësore në mënyrë të pavarur.

Diskutimi nxori në pah domosdoshmërinë e zbatimit të ligjeve, përfshirë:

Exit mobile version