Site icon Telegrafi

Shoqata e të Verbërve në Gjilan do të filloj aktivitete të shumta kulturore dhe sportive

Shoqata e të Verbërve në Gjilan do të filloj shumë aktivitete kulturore e sportive, në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, duke filluar nga data 14 shtator dhe vazhdon edhe në muajin tetor.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, bëhet e ditur se nën organizimin e Federatës së Sporteve për të Verbërit, me 14 shtator fillon Super Liga e Kosovës në Goalball, me fillim nga ora 10:00.

“Nën organizimin e Federatës të Sporteve për të Verbërit e Kosovës, me datë 14 shtator fillon Super Liga e Kosovës në Goalball, me fillim nga Ora 10:00. Teksa i ka konfirmuar të gjitha pregaditjet për një sezon të këtij sporti, për të verbërit, Kryetari i FSVK-ës Rinor Ymeri”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër, sipas njoftimit, thuhet se kryetari i shoqatës Bajram Spahiu, është në finalizimin e plotë të të gjitha aktiviteteve që do të mbahen me komunitetin sportive.

“Anën tjetër, Kryetari i ShNV-s Bajram Spahih është në finalizimin e plot të të gjitha aktiviteteve kulturore e sportive të cilat do të realizohen për çdo vikend me komunitetin sportiv. Ai më tej ka thënë se javën e ardhshme do ta publikoj edhe stafin organizativ për gjithë ngjarjen që do të zhvillohet ditëve në vijim deri në tetorin e të verbërve kur edhe mbaron ‘Java e shkopit të bardhë’”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në njoftim u bëhet thirrje edhe shoqërise civile, tifozëve dhe individëve që t’i përcjellin garat e klubeve të Goalball-it.

“Të interesuar për pjesmarje nga shoqërija Civile gjilanase, tifoz nga Klubet lokale dhe individ janë të lirë, për t’i përciell garat e klubeve të Goalball-it, sport i veçant dhe atraktiv nga komuniteti”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version