Site icon Telegrafi

Shoqata e të Verbërve në Gjilan në kamping rehabilitues, zhvillojnë aktivitete të shumta për të përmirësuar aftësitë sociale

Shoqata e të Verbërve në Gjilan ka zhvilluar aktivitete të shumta këtë vikend në kuadër të projektit “Rehabilitim dhe shërbime për të verbër”.

Në kamping tre ditor, janë zhvilluar shërbime specifike, derisa sic thuhet në njoftimin zyrtar të shoqatës, interesimi i pjesëmarrësve nga gratë dhe vajzat ishte me vëmendje të lartë.

Sipas njoftimin, thuhet se aktivitetet kanë pasur për qëllim për të përmirësuar aftësitë sociale dhe për të ndihmuar në zhvillimin e ndërgjegjësimit të vetvetës dhe të tjerëve.

“Aktivitetet sociale kan pas për qëllim për të përmirësuar aftësitë sociale dhe për të ndihmuar në zhvillimin e ndërgjegjësimit të vetes dhe të tjerëve, duke pas për synim angazhimin e plotë të personave të verbër në të gjitha aktivitetet dhe pavarsim të plot, është shprehur Shemsije Shabani, në cilësinë e Nënkryetarës të ShNV-s në Gjilan”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, gjatë këtij kampingu të zhvilluar në bregdetin shqiptar, pjesëmarrësit kanë zhvilluar garat në shah për kualifikim, derisa fituesi i parë do të marrë pjesë në garat kombëtare të shahut. /Telegrafi/

Exit mobile version