Telegrafi

Shoqata e futbollistëve italian kërkon ndaljen e menjëhershme të futbollit shkaku i coronavirusit

Damiano Tommasi, Cosimo Sibilia dhe Gabriele Gravina (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Presidenti i Shoqatës së Futbollistëve, Damiano Tommasi ka kërkuar pezullimin total të të gjithë futbollit në Itali pas zgjatjes së kufizimeve të coronavirusit.

Tommasi tashmë kishte thënë më herët përmes një deklarate në faqen zyrtare të ‘AIC’ se lojtarët ishin ‘të shqetësuar’ për mungesën e mbrojtjes që po merrnin.

Këtë mbrëmje u shfaq lajmi se e gjithë Lombardia do të mbyllet së bashku me disa qytete të tjera veriore, duke ndaluar udhëtimin në dhe nga ato zona, përveç nëse ka raste emergjente ose angazhime të pashmangshme pune.

Lexo po ashtu Zyrtare: Serie A me dyer të mbyllura për një muaj

Kjo do të përfshijë ndeshje futbolli, të cilat konsiderohen angazhime pune të pashmangshme, por kjo ka inatosur Shoqatën e Futbollistëve.

“Le ta ndalojmë ligën!! A kemi nevojë për ndonjë gjë tjetër? Ndaloni futbollin!!”, ka shkruar Tommasi në profilin e tij në Twitter.

Ai gjithashtu ka shtuar edhe hashtagun “#healthcomesfirst” apo në shqip: “Shëndeti në radhë të parë”.

Të gjitha ndeshjet tashmë do të luhen pas dyerve të mbyllura deri në të paktën më 3 prill.

Numri i rasteve pozitive të coronavirusit në Itali ka shkuar në 5,061, përfshirë 233 viktima dhe 567 persona nën kujdes intensiv. /Telegrafi/