Telegrafi

Shopingu i mirë për shëndet

Sipas rezultateve të studimit, shkuarja nëpër dyqane dhe bartja e qeseve të rënda, është aktivitet fizik gjatë të cilit shpenzohen 385 kalori në javë.

Mesatarisht, një femër duke bërë shoping, brenda vitit ec afër 240 kilometra, që paraqet një formë të mirë të ushtrimit trupor.

Rezultatet e studimit janë të bazuara nga të dhënat e grumbulluar nga 2.000 femra pjesëmarrëse në studim. /Telegrafi/