Në një studim, të anketuarve u është ofruar të shkruajnë nga një ese në lidhje me vdekjen ose shkuarjen te stomatologu.
Rezultatet kanë treguar se të anketuarit më nivel më të ulët vetëbesimi kanë ngrënë më shumë biskota gjatë këtij procesi, ndërsa kanë blerë edhe më shumë gjëra në këtë kohë.
Shkencëtarët besojnë se personat me më pak vetëbesim konsumojnë më shumë ushqim ose dalin më shpesh në shoping, dhe në këtë mënyrë dëshirojnë t’i ikin ballafaqimit me atë që nuk pëlqejnë dhe që ia kanë frikën.