Site icon Telegrafi

SHOKU më i mirë kundër PLAKJES! Nuk keni nevojë ta shpenzoni ASNJË CENT!

Para se t’ju tregojmë për këtë ilaç të mahnitshëm, ju duhet t’i bëni disa ndryshime në stil të jetesës. Fillimisht duhet të hani më shëndetshëm, përfshirë pemë, perime etj., duhet të konsumoni të paktën dy litra ujë dhe duhet ta shmangni sheqerin.

Dhe, kur është fjala për mishra, ju duhet të hani më shumë salmon dhe gjokse gjeldeti, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, të gjithë e dimë se këto nuk mjaftojnë dhe faktikisht keni nevojë për një ilaç apo “shok të mirë” kundër plakjes.

E mira e këtij ilaçi është se është krejtësisht natyral dhe duhen vetëm tre përbërës të thjesht për ta përgatitur: jogurt, uthull molle dhe vaj ulliri.

Jogurti është pastrues natyral i fytyrës, i pasur me proteina dhe acid laktik. Këta përbërës punojnë së bashku dhe ndihmojnë në detoksikimin e lëkurës.

Aplikimi i rregullt i acidit laktik inkurajon lëkurën t’i heqë qelizat e vdekura, ndërsa proteina ndihmon në mbylljen e poreve.

Uthulla e mollës ndihmon në rikthimin e niveleve pH të lëkurës, parandalon hapjen e poreve dhe e parandalon lëkurën të thahet apo të bëhet shumë e yndyrshme.

Ndërsa vaji i ullirit shërben si lagështues natyral për lëkurë të thatë dhe antioksidantët e vet ndihmojnë në zvogëlimin e rrezatimeve të lira.

Përbërësit:

– 10 pika uthull molle

– Pesë pika vaj ulliri

– Jogurt

Përgatitja është shumë e lehtë – vetëm i përzieni të gjithë përbërësit dhe e aplikoni kremin anti-plakje në fytyrë. E lini ashtu për 30 minuta dhe pastaj e hiqni me ndihmën e ujit të ftohët.

Këtë tretman duhet ta përdorni të paktën tri javë, gjatë kohës së natës – kur jeni të relaksuar dhe të gatshëm për të fjetur.

Do të mahniteni nga rezultatet! Dhe mos harroni – sigurohuni që këtë maskë ta aplikoni në fytyrë të pastër. /Telegrafi/

Exit mobile version