Brightoni është duke e mposhtur Tottenham Hotspurin me rezultat 2-0 në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier.
Pas vetëm tre minutash lojë të zhvilluar, vendasit kanë kaluar në epërsi ndaj Supurs me anë të Neal Maupay.
Tottenhami mbeti i shokuar në minutën e tetë, pasi Hugo Lloris e theu dorën e majtë.
Portieri francez u detyrua ta lëshonte fushën, derisa në vendin e tij u inkuadrua Paulo Gazzinga.
Brighton vazhdoi me presion të lartë ndaj mysafirëve, duke e dyfishuar epërsinë me anë të Aaron Connolly (32’).
Me shumë gjasë Lloris do ta humbet pjesën e parë të sezonit shkaku i lëndimit që duket se është tejet i rëndë. /Telegrafi/
https://twitter.com/FootbaII_HQ/status/1180447425267412993