Manchester United është tronditur nga dëmtimi i Lisandro Martinez, i cili ka humbur pjesën e mbetur të sezonit.
Reprezentuesi argjentinas ishte nën lot kur u largua nga fusha në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Evropës, ku Djajtë e Kuq luajtën me Sevillan të enjten mbrëma (2-2).
Ashpërsia e dëmtimit fillimisht ishte e panjohur, megjithëse tifozët e Manchester United kishin frikë nga më e keqja.
Tani, kjo është konfirmuar nga klubi në një deklaratë zyrtare për media.
“Lisandro Martinez është përjashtuar për pjesën e mbetur të sezonit pas frakturës së një kocke në këmbën e tij”.
📋 An official update on the condition of @LisandrMartinez and @RaphaelVarane.#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) April 14, 2023
“Megjithatë, mbrojtësi argjentinas pritet të bëjë rikuperimin e plotë me kohë për të qenë gati për fillimin e sezonit të ardhshëm”, thuhet në njoftim.
Raphael Varane, gjithashtu u zëvendësua në pjesën e parë pas një dëmtimit dhe pritet të jetë jashtë për disa javë./Telegrafi/