Gjermania është shokuar nga Koreja e Jugut duke humbur në minutat e fundit me rezultat 2-0 dhe duke u eliminuar nga Kampionati Botëror, Rusia 2018 vetëm katër vjet pasi u shpall kampione e botës.
Pjesa e parë kaloi me dominim të madh të gjermanëve.
Por, përkundër rasteve të shumta, mbrojtja e koreanëve ishte e pathyeshme.
Në pjesën e dytë Joachim Low bëri disa zëvëndësime duke përqëndruar forcat në sulm.
Përkundër shumë rasteve, ku paraqitje të dalluar pati portieri korean duke intervenuar disa herë, jug koreanët rrezikonin me kundërsulme.
Mats Hummels pati rast të artë në minutën e 87-të, por nuk arriti që të shënonte.
Në minutën e 94 ishte një situatë në zonë ku Kim Young Gwon shënoi dhe u desh ndërhyrja e VAR-it për ta pranuar këtë gol.
Pas një dalje nga Neuer, ishte Min ai që në portën zbrazur shënoi për 2-0.
Me rezultat 2-0 përfundoi ky takim në dobi të Koresë së Jugut e cila përfundoi e treta në Grupin F me tri pikë, kurse Gjermania pas humbjes mbetet e fundit me po ashtu vetëm tri pikë.
Nga ky grup prej vendit të parë kualifikohet Suedia me golaverazh më të mirë se Meksika pasi dy skuadrat kanë nga gjashtë pikë pas dy ndeshjeve. /Telegrafi/
Here’s the moment South Korea sunk the Germany ship. #KORGER pic.twitter.com/7ANkq5lnm4
— Show Me the Mané FC (@SMTMFC) June 27, 2018
[IG] 180628 maetamong insta story update; they're watching 2018 FIFA Russia World Cup and South Korea team made a goal! #SEUNGHOON #WINNER pic.twitter.com/GTZG9rChrs
— YG_WINNER #위너 (@YG_WINNER) June 27, 2018