Site icon Telegrafi

Shokët na njohin, më mirë se ne veten

Shokët janë gjëja më e mirë që e keni hë jetë, ndërsa sipas studimit të cilin shkencëtarët nga Universiteti Concordia në Montreal e kanë kryer për 35 vjet, shokët më të mirë na njohin më mirë se ne vetveten.

Në studim është krahasuar mënyra me të cilën fëmijët kanë perceptuar veten me mënyrën si i kanë perceptuar shokët, dhe pas kësaj është përcjellë jeta e këtyre personave. Rezultati ka qenë në dobi të shokëve, të cilët në bazë të sjelljes dhe karakterit kanë parashikuar më saktë suksesin në jetë.

Fëmijët të cilët janë perceptuar si të hapur dhe miqësorë kanë qenë më të vetëndërgjegjshëm në moshën e rritur dhe nuk kanë pasur probleme në krahasim me njerëzit, për dallim nga ata që veten e kanë konsideruar të hapur kur ka qenë të vegjël.
Nga ana tjetër, fëmijët të cilët shokët i kanë perceptuar si të tërhequr, sjelljen e tillë e kanë vazhduar edhe në moshën e rritur, duke u mbyllur në vete dhe më shumë.

Siç thonë hulumtuesit, shokët me të cilët jemi të rrethuar në shkollë munden më mirë të vlerësojnë nga distanca karakterin dhe popullaritetin, ndërsa ky hulumtim mund t’i ndihmojë prindërit për të orientuar fëmijët e tyre duke biseduar me shokët e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version