Në çdo lloj marrëdhënieje, është normale të vijë një moment ku lodheni së foluri dhe doni të dini nëse kjo që po bëni mund të shkojë më tej
Lajmi i mirë është se pavarësisht konfuzionit dhe pasigurive, është plotësisht e mundur që ta ktheni këtë “rrëmujën” në një lidhje të vërtetë, sigurisht, nëse kjo është ajo që duan të dyja palët.
Është e vështirë të jesh i sinqertë, por sapo të shohësh se ndoshta edhe ai/ajo ka pritur ta bëjë këtë bisedë, gjërat mund të duken më mirë, shkruan Bustle.
Ka disa mënyra për ta mbështetur këtë ide dhe për të shkuar në një stad që kërkon më shumë përkushtim dhe qëndrueshmëri.
Mjaft folët me mesazhe dhe takohuni në jetën e vërtetë më shumë, më shpesh!
Të qenit më afër fizikisht është një faktor kryesor në forcimin e lidhjes suaj, që do të thotë se do të duhet të mbështeteni më pak tek telefoni.
Dërgimi i mesazheve është një mënyrë fantastike për të mbajtur kontakte, por mund të ndërtojë një ndjenjë false të intimitetit dhe lidhjes nëse përdoret tepër. Ndërkohë, kur takoheni, kuptoni edhe se sa të vërteta janë këto ndjesi, citon Anabel.
Njihuni me miqtë e njëri-tjetrit
Një mënyrë tjetër për të nxitur një marrëdhënie më të ngushtë? Përfshini miqtë e ngushtë. Sipas Dr. Jess Carbino, një ekspert takimesh (dating) dhe ish-sociolog për Tinder dhe Bumble, përfshirja e njëri-tjetrit në jetët përkatëse sociale mund të ndihmojë në përafrimin e çiftit. Kjo është sidoqoftë personale, pasi disa nuk duan ta përziejnë jetën romantike me atë sociale.
Lëreni të rrjedhë natyrshëm
Mos sforconi asgjë. Ndjenjat e vërteta do të vijnë aq natyrshëm mes jush, sa nuk do të jetë e nevojshme ta mendoni gjatë apo të stresoheni për vazhdimësinë tuaj. /Telegrafi/