Rezultati i ndeshjes në kuadër të grupit H ra në plan të dytë pas incidenteve që ndodhën pas përfundimit të takimit.
Bosnja-Hercegovina dhe Greqia barazuan pa gola në ndeshje mjaft të tensionuar gjatë edhe pas takimit.
E gjitha filloi me intonimin e himnit grek, ku tifozët vendas boshnjak fishkëllyen ndërsa edhe më e keqja ndodhi kur dy bashkëlojtar te skuadra e Romës, por që luajnë në kombëtare të ndryshme, Edin Dzeko dhe Kostas Manolas u fjalosen dhe në një moment sulmuesi e kapi për fyti mbrojtësin grek, transmeton Telegrafi.
Pati grushte të shpërndara në mesin e lojtarëve, e cila gjë i la në hije takimin e zhvilluar në stadiumin “Bilino Polje” të Zenicës.
Ndryshe, Bosnja është në vendin e tretë në kualifikimet evropiane, një pikë prapa Greqisë, e cila është katër pikë larg liderit Belgjikës. /Telegrafi/
https://youtu.be/ZzM7oN8Spd4