Telegrafi

Shohreh Aghdashloo, artistja me sharm të pakufishëm, talent dhe karakter mahnitës

Shohreh Aghdashloo është tani një yll me përmasa globale dhe performansën e saj për herë të parë e kam parë duke shkëlqyer në filmin The Stoning of Soraya

Nga: Fahredin Shehu

Është aktore amerikano-iraniane, e cila vazhdon të mahnit publikun me profesionalizmin dhe glamurin e saj.

E lindur më 11 aj 1952 në Teheran, si Shoheh Vaziri Tabar. Pasi ka filluar karrierën e saj në teatër dhe film gjatë revolucionit Islamik në Iran, ajo ik për Angli më 1979, e më pas edhe në SHBA.

Regjisori i famshëm Iranian, Abbas Kiarostami në vitin 1977 ia beson rolin në filmin ‘The Report’, i cili fitoi çmimin e kritikës në Festivalin e Filmit në Moskë.

Filmi i dytë i saj ‘Shahu në erë’ nga regjisori Reza Aslani u shfaq në shumë festivale, ndërkaq filmi i Ali Hatami, ‘Broken hearted’ e katapultoi atë në aktoren më të madhe të Iranit.

Në SHBa pas shumë roleve të vogla në Tv dhe film, paraqitja e saj në filmin ‘House of Sand and Fog’ në vitin 2003 me Ben Kingsley dhe Jenifer Conelly, të regjisorit Vadim Perelman, i solli shumë çmime dhe nominimin për “Academy Award for Best Supporting actress”.

Për punën e saj në HBO për filmin ‘House of Saddam 2008, Primetime Emmy Award for Outstanding Supporting actress and Limited Series or Movie’ si dhe rolin kryesor në filmin shkencor-fantastik ‘The Expanse 2015’, e përmbushi me sukses.

Në vitin 2013 ajo botoi librin autobiografik “The Alley of Love and Yellow Jasmines”.

Filmografia e Shohreh Aghdashloo mund të shihet në https://www.imdb.com/name/nm0013037/

Filmi që i solli “The Satellite Award for the Best Actress

Me David Dian në filmin ‘The Stoning of Soraya’

Posteri i ‘The Expanse’