Anësori sulmues i Barcelonës, Raphinha, i ka kërkuar vendit të tij të qëndrojë pas ekipit Selecao në Katar 2022, pas disa muajsh trazirash në shtëpi.
Zgjedhjet e fundit braziliane kanë krijuar ndarje në vend pasi kandidati i krahut të majtë Lula da Silva u kthye në pushtet, duke zëvendësuar opsionin e ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro. Ishte e tillë distanca midis të dyve, saqë Brazili u ngulitë në pikëpamjet e tyre mbështetësit e të dy kampeve.
Sipas disa raporteve, ajo u shtri edhe në dhomën e zhveshjes së Brazilit. Neymar Junior dhe Dani Alves ishin të zëshëm në mbështetjen e tyre për Bolsonaro në rrjetet sociale, madje i pari shprehu zhgënjimin për rezultatin e zgjedhjeve.
Kjo theu një pakt që ishte vendosur për lojtarët për të shmangur përfshirjen në garën zgjedhore.
Megjithatë, Raphinha i ka bërë thirrje edhe një herë atdheut të tij të bashkohet për Kupën e Botës.
“Unë shoh një vend të ndarë pas zgjedhjeve që u bënë, por i kërkoj popullit të bashkohet edhe një herë, si një vend i bashkuar, për të na dërguar forca pozitive gjatë Botërorit. Ne llogarisim në mbështetjen e të gjithëve në mënyrë që, së bashku, të mund të shkojmë larg në Katar”, ka thënë fillimisht Raphinha.
Çdo aludim i pakënaqësisë brenda dhomës së zhveshjes u hodh poshtë gjithashtu nga Raphinha.
“E shoh ekipin tonë si një grup të jashtëzakonshëm, jo vetëm për cilësinë, por edhe për aftësinë për të punuar. Të gjithë shkojmë mirë me njëri-tjetrin. Kemi një grup shumë të fortë për të arritur në finale dhe për të fituar titullin”, përfundoi ylli i Barcelonës. /Telegrafi/