Telegrafi

Shoferi në Izrael shtyp me veturë pjesëmarrësit në protestë

Pesë pjesëmarrës të protestës u lënduan kur një shofer i përplasi me veturë në autostradën Ayalon, afër Tel Avivit, raporton Jerusalem Post.

Shoferi që goditi protestuesit është arrestuar dhe po merret në pyetje nga policia, transmeton Telegrafi.

Pjesëmarrësit në protestë, që kishin bllokuar autostradën kur në ta u vërsul një veturë – kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Ndërkaq në pothuajse çdo pjesë të Izraelit kanë shpërthyer protestat kundër reformave në drejtësi.

Ky projektligj nënkupton heqjen e disa juridiksioneve të Gjykatës së Lartë.

Sipas reformave të qeverisë, politikanët do të kenë një rol dominues në përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe do të lejojnë parlamentin të rrëzojë vendimet e Gjykatës së Lartë me një shumicë të thjeshtë, dhe të heqë tërësisht disa ligje nga shqyrtimi gjyqësor. /Telegrafi/