Telegrafi

Shndërrojeni profilin tuaj në faqe biznesi

Sipas Inside Facebook, profilet të cilat konvertohen në faqe biznesi do të kenë të gjithë miqtë si fansa, por përveç fotografisë së profilit, të gjitha informatat tjera do të zhduken. Me fjalë të tjera, do të zhduken të gjitha fotografitë dhe postimet në “wall”, ndërsa lidhjet (“like”) me faqet tjera do të ndërpriten.

Facebook ende nuk ka dhënë njoftim zyrtar mbi këtë ndryshim, mirëpo duket se ai është në dispozicion të përdoruesve.

Nëse dëshironi ta shndërroni profilin tuaj në faqe biznesi, pasi të lidheni në Facebook, klikoni këtu.

Sidoqoftë, para se të bëni diçka të tillë konsultojuni me shërbimin e Facebook, Download Your Information. /Telegrafi/