Site icon Telegrafi

Shmanget tragjedia në Beograd: Stuhia rrëzoi një konstruksion metalik gjersa kishte vetura në lëvizje

Stuhia e tmerrshme që goditi mbrëmë kryeqytetin e Serbisë në vetëm pesë minuta shkaktoi kaos në rrugët ku ranë vinça, pjesë ndërtesash dhe pemë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale mund të shihet një pjesë e madhe e strukturës metalike që bie në rrugë mu në mes të veturave që ishin në lëvizje.

Lexo po ashtu Pas Zagrebit, “terrohet” Beogradi – një stuhi e fuqishme godet edhe kryeqytetin e Serbisë

Momenti është regjistruar në rrugën, “Maksima Gorki” në Beograd dhe siç mund ta shihni në video, fatmirësisht tragjedia është shmangur.

Gjithashtu, në një kantier ndërtimi në Beogradin e Ri, një vinç u rrëzua nga një erë e stuhishme.

Lexo po ashtu Pesë të vdekur, përmbledhje detajesh dhe pamjesh nga stuhia që “terroi” pjesë të Sllovenisë, Kroacisë, BeH dhe Serbisë

Stuhia goditi Shidin, Sremska Mitorvicën, Novi Sadin, dhe skenat i ngjajnë, fjalë për fjalë, filmave të katastrofave të Holllywodit, raportojnë mediat lokale.

Ndryshe, stuhi të fuqishme ka pasur edhe në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë. /Telegrafi/

Exit mobile version