Site icon Telegrafi

Shkurorëzimi ndikon negativisht në shëndet

Pas studimit të botuar në revistën “Journal of Health and Social Behaviour”, ku janë analizuar 8.652 participantë të moshave ndërmjet 51 dhe 61 vjeç, është vërtetuar se të shkurorëzuarit janë për 21% më të rrezikuar që të vuajnë nga sëmundjet kronike, siç është kanceri.

Të shkurorëzuarit të cilët kishin hyrë në martesë të re, kishin qenë për 12% më të rrezikuar që të vuajnë nga sëmundjet kronike, krahas moshatarëve të tyre, të cilët kishin vazhduar me martesën e parë.

Ndërkohë, rrezik të ngjashëm kishin pasur ata të cilët nuk ishin martuar kurrë dhe ata të cilët kishin qëndruar në martesën e parë.

Autorët e këtij studimi pohojnë se edhe depresioni ishte më i lartë te të shkurorëzuarit, ndërsa ata të cilët kishin hyrë në martesë të re, kishin pasur shkallë të njëjtë të depresionit me ata që nuk janë martuar kurrë.

Përkundrazi, dihet se martesa ka efekt pozitiv në shëndet dhe konsiderohet si mënyrë e shëndetshme e jetesës.

Exit mobile version