Telegrafi

Shkurorëzimi mund të shkaktojë shfaqjen e rrudhave

Në një studim të fundit të bërë te 186 çifte, kanë zbuluar se shkurorëzimi, përdorimi i hapeve dhe stresi – janë katalizatorët kryesorë të shtimit të moshës, faktorë këta të cilët, vërtet, shkaktojnë rrudha në fytyrën tuaj!

Ju mund t’u ktheheni plazheve, apo te shkoni nëpër solare, nëpër sallone bukurie, por e gjithë kjo do të ketë sukses vetëm nëse keni jetë, vërtet, të qetë bashkëshortore, jeni jo e dëshpëruar dhe truphollë.

Gjenet e trashëguara mund të ndikojnë në plakjen e një personi, thotë Dr. Guyuron, mirëpo, nëse në jetën e njeriut ndikojnë edhe faktorët e tjerë, atëherë pa dyshim ju do të plakeni më shpejtë.

Pesha është faktori tjetër që ndikon në moshë. Tek çifti nën moshën 40-vjeçare, mbipesha bën që ata të duken shumë më të vjetër se moshatarët e vet. /Telegrafi/